Është gjetur pa shenja jete një person në bulevardin “Bill Clinton” në Prishtinë, të mërkurën rreth orës 18:15.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjentë të cilët kanë konstatuar se personi, mashkull, rreth 57-vjeç, është pa shenja jete. Aktualisht policia ka nisur një hetim mbi vdekjen me qëllim zbardhjen e plotë të të gjitha rrethanave që e karakterizojnë rastin”, ka thënë Borovci./Arbresh.info
Theret me thikë një person në Lipjan, arrestohet i mituri
Moti sot në Shqipëri
Riorganizimi i procesit mësimor për Ramazan nxit debat për a...
Parashikimi i horoskopit, çfarë kanë rezervuar yjet për shen...
Tensione me Iranin, SHBA dislokon aeroplanë luftarakë në Por...
Moti sot i ftohtë në Kosovë