Gjermania nuk e ka në shkallën e duhur aftësinë mbrojtëse si vend, tani po diskutohet rikthimi i shërbimit të detyrueshëm ushtarak. Një hap jo i lehtë. Shoqata e Rezervistëve të Bundeswehr-it bën thirrje për një rikthim të shpejtë të shërbimit ushtarak në Gjermani.
Trupat kanë nevojë për 20.000 ushtarë të rinj këtë vit, tha presidenti i shoqatës Patrick Sensburg për mediat gjermane. Të martën, Unioni CDU/CSU dhe SPD ranë dakord për një paketë të madhe financiare me vlerë disa qindra miliardë euro gjatë bisedimeve të tyre parapërgatitore për koalicionin.
Kju u bë e nevojshme tani kur SHBA jep shenjat e tërheqjes nga mbështetja ushtarake për Ukrainën.
A është e mundur vendosja e shpejtë e shërbimit ushtarak?
Ministri i Mbrojtjes nga SPD, Boris Pistorius duket skeptik për një rikthim të shpejtë të rekrutimit të përgjithshëm.
“Nuk kemi kazerma të përmasave ku të mund të strehojmë të gjithë rekrutët e një viti”, theksoi ministri.
Pistorius sugjeron “t’u ofrojmë perspektivë atyre që vërtet e duan shërbimin dhe që mund të duhen më shumë”. Shërbimin e detyrueshëm ushtarak e kërkon edhe Unioni CDU/CSU.
Politikani i CSU-së, Florian Hahn, kishte kërkuar më parë rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak brenda këtij viti. Politikani i mbrojtjes i CSU-së, Thomas Silberhorn u ankua në gazetën “Welt” se me 180. 000 ushtarë, Bundeswehr aktualisht është nën kapacitetin prej 185.000 që ishte vendosur kur shërbimi i detyrueshëm ushtarak u pezullua në 2011. Ne do të na nevojiteshin 270.000 ushtarë, tha ai. /DW/
Kurti takohet me ambasadorin Malaj, diskutojnë për procesin ...
Kina dërgon dhjetëra aeroplanë luftarakë drejt Tajvanit
Operacion i madh policor në Tiranë, goditen disa grupe krimi...
Një person gjendet pa shenja jete në Prishtinë, policia nis ...
Hakerat iranianë kërcënojnë Shqipërinë
Zubimendi arrin në Londër për të finalizuar transferimin te ...