Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Meriton Korenica, është shpallur “lojtar i muajit” te skuadra e Clujit.
Ai ka mposhtur bashkëlojtarët e tij, Louis Munteanu dhe Mohammed Kamara, pas një periudhe të shkëlqyer me klubin rumun, njofton Klankosova.tv.
Korenica ka shënuar gjithsej gjashtë gola dhe ka dhënë katër asiste në 28 ndeshje gjatë këtij sezoni në Ligën e Rumanisë.
Në një njoftim të skuadrës, janë theksuar performancat e shkëlqyera të Korenicës, i cili ka fituar zemrat e tifozëve dhe është shpallur më i miri për muajin shkurt.
“Felicitation Meriton! Jemi krenarë për ty”, shkruhet në postimin e skuadrës pas shpalljes së tij fitues.
Tentuan ta shpalosnin flamurin e tyre, arrestohen gjashtë se...
Dramë në Serie A, Roma e Como sigurojnë Ligën e Kampionëve, ...
Nga 120km/h në 80, në Zvicër diskutohet ulja e kufizimit të ...
Këto tri shenja të horoskopit ju fshijnë nga jeta pa u pendu...
Qipriotët drejtë kutive të votimit pas një fushate zgjedhore...
Haaland golashënuesi më i mirë i sezoni për të treten herë, ...