Aston Villa ka shënuar fitore në ndeshjen e parë të rrethit të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve ndaj Clube Brugge.
Ndeshja përfundoi me rezultat 1-3 në të mirë të skuadrës angleze, shkruan Arbresh.info.
Ndeshja nisi mirë për anglezët ku pas tre minutash shënoi Bailey.
Ndërkohë, De Cuyper pas nëntë minutash barazoi sfidën.
Deri tetë minuta para fundit sfida ishte e niveluar por në atë moment Mechele realizoi gol në portën e tij dhe i dha epërsinë Villas.
Pesë minuta më vonë, Aston Villa fitoi penallti dhe në gol e konkretozoi Asensio.
Me këtë fitore Villa është me një këmbë në çerekfinale.
Ndeshja e kthimit luhet javën tjetër në Angli./Arbresh.info
Rasti i Arianit Sllamnikut, policia fton për intervistim qyt...
Lavrov: Rusia është e gatshme të komunikojë me SHBA-në për B...
Trusti nis shpërndarjen e pasqyrave vjetore për kontribuuesi...
Zemaj kërkon dorëheqje në sektorin e shëndetësisë
Kurti u takua me përfaqësues nga Këshilli i Jashtëm për Marr...
Arrestohet Arianit Sllamniku