Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka refuzuar për herë të tretë për të dëshmuar në Prokurorinë Speciale.
Kësaj radhe për të marrë pjesë në vendosjen e gurthemelit të një kopshti fëmijësh në qytetin e Gjilanit, ngjarje kjo e cila zhvillohet në të njëjtën kohë kur Gjykata e urdhëroi të intervistohet në Prokurorinë Speciale.
Para Prokurorisë Speciale shihet një numër i madh i mediave.
Megjithatë Kurti nuk u paraqit.
Gjykata Themelore në Prishtinë ka konfirmuar ditë më parë se ka lëshuar urdhër që obligon Kurtin të japë dëshminë e tij në cilësinë e dëshmitarit në një rast që ka të bëjë me dyshimet për keqpërdorime me rezervat shtetërore, pasi kryeministri nuk është paraqitur në dy ftesa që ia ka bërë Prokuroria në muajt e fundit.
Vetë kryeministri ka thënë disa herë se nuk i ka refuzuar ftesat, por insiston që dëshminë të japë në zyrën e tij në Kryeministri.
Zyra e tij ka dërguar kërkesë në Gjykatën Themelore, duke i kërkuar këtij institucioni ta urdhërojë Prokurorinë që dëshmia të merret në Kryeministri.
Kurti pretendon se Prokuroria ka marrë dëshmi në zyrën e kryeministrit edhe në të kaluarën – pa përmendur ndonjë emër – ndërsa refuzimin e tij për të shkuar në Prokurori e arsyeton me deklaratën se nuk dëshiron të bëhet “lajm botëror” që kinse kryeministri po dyshohet për një rast korrupsioni.
Ndryshe, më 2023, tre persona ishin arrestuar për rastin e rezervave shtetërore. Në mesin e tyre ishin edhe punonjës të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), që udhëhiqet nga Rozeta Hajdari, e cila, gjatë paraqitjes për dëshmi në Prokurorinë Speciale, ka zgjedhur të mbrohet në heshtje./Arbresh.info/
Kurti udhëton drejt Davosit në Zvicër
Nis mbledhja e Kryesisë së LDK-së, priten zhvillime të reja
Hoxhaj mbështet rinumërimin e plotë: Çdo manipulim i votës e...
Rama inspekton Parkun e Liqenit të Paskuqanit: Një hapësirë ...
BE në bllok kundër Trump/ Gati kundërmasat pas tarifave ‘Gre...
Ryshfet për leje armësh, policia jep detaje për aksionin me ...