Kanë kaluar tre muaj nga kur për herë të parë Ministria e Mbrojtjes filloi zbatimin e konceptit të vetqëndrushmërisë sa i përket përgatitjes dhe shërbimit të ushqimit në kazermat e FSK-së.
Përmes këtij koncepti, i cili po vazhdon së implementuari në çdo kazermë, Ministria e Mbrojtës thotë se është kursyer buxhetin e shtetit, përderisa është ngritur cilësia dhe siguria e ushqimit, përcjell Arbresh.info
“Një gjë e tillë është konstatuar dhe nga Komisionerja Parlamentare e FSK-së, kolonel Remzije Zeqiraj, sipas së cilës shujta ushqimore si e drejtë e garantuar me ligj, e zbatuar në përpikmëri përmes këtij koncepti, rritë nivelin e sigurisë dhe vetqëndrushmërisë për të gjitha situatat dhe rrethanat, në të gjitha vendbazimet dhe venddislokimet, dhe gjithnjë aty ku zhvillohen aktivitetet sipas planit në zbatim të misionit”, thuhet në komunikatën për media nga MM.
“Numri i stafit profesional dhe mbështetës bashkë me rritjen e ushtrisë dhe ndërtimin e bazave ushtarake të reja do të rritet. Numrit fillestar të stafit profesional do t’i shtohen edhe pesëdhjetë e pesë nënpunës të rinj, konkursi për pranimin e të cilëve do të hapet së shpejti. Ndërtimi i kapaciteteve vetanake për shërbimin e ushqimit është histori suksesi në zbatimin e ligjit, respektimin e të drejtave ligjore të personelit ushtarak, dhe ofrimit të kushteve dhe shujtave cilësore njejtë si në shtetet anëtare të NATO-s”, thuhet ndër të tjera në kumtesë./Arbresh.info
OKB: Mbi 6 mijë të vrarë në tre ditë nga ofensiva e forcave ...
Moti në Shqipëri me vranësira të dendura dhe reshje shiu
Sot mbyllen deklaratat e mbrojtjes në procesin ndaj ish-krer...
Vazhdon sot seanca për buxhetin 2026 në Kuvendin e Kosovës
Pas refuzimit të kërkesës për përjashtim të prokurorit, sot ...
Moti sot i vranët dhe me intervale me diell