Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se Shtëpia e Bardhë në Uashington është e vetmja derë për Kosovën ku duhet trokitur për njihje të reja dhe anëtarësim në NATO e organizata të reja.
Hoti, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “Kosova duhet sa më parë të kthehet në Shtëpinë e Bardhë, që është e vetmja derë ku duhet trokitur për të siguruar njohje e anëtarësime të reja, për projekte madhore infrastrukturore e energjetike, për anëtarësim në NATO e në organizata të tjera, dhe për të marrë garancitë për siguri kombëtare”.
“Shtatori i vitit 2020 nuk duhet të mbetet momenti i vetëm kur Kosova u nderua dhe u respektua nga Shtëpia e Bardhë”, ka shkruar Hoti.
Tutje Hoti ka thënë se “Qeveria e ardhshme e Kosovës duhet të jetë qartë proamerikane, profesionale e me program të qartë, e mbi të gjitha e guximshme për të marrë vendime të mëdha që e nxjerrin vendin nga bataku ku është futur vitet e fundit”.
Me votat e fituara në zgjedhjet e 9 shkurtit, Hoti është radhitur në mesin e pesë kandidatëve më të votuar në listën e kandidatëve të LDK-së.
77-vjetori i NATO-s, Haradinaj: Kosova i mbetet përjetësisht...
Rama: Nis pastrimi i mbeturinave në MAT-1, apel për qytetarë...
Investimet në Plazhin e Vjetër në Vlorë, Rama: I jep përmasa...
Barcelona cakton buxhetin maksimal për Alvarez – gati ta për...
Turqia goditet nga një tërmet me magnitudë 5.2 ballë
Pacolli uron Pashkët: Paqe, dashuri dhe shëndet për të gjith...