Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se është duke vazhduar edhe sot numërimi i fletëvotimeve me postë.
Në një postim në Facebook janë treguar edhe qytetet ku ka përfunduar numërimi i fletëvotimeve.
“Deri në përfundim të ditës së premte, në këtë qendër janë numëruar fletëvotime që i takojnë votuesve të komunave Deçan, Gjakovë, Leposaviq, Novobërdë, Shtërpcë, Zubin Potok, Zveçan, Mamushë, Hani i Elezit, Graçanicë, Ranillug, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.
KQZ tregon se në proces të numërimit janë fletëvotime të ndara në kuti të votimit që u takojnë komunave Deçan, Gjilan, Dragash, Drenas, Istog, Klinë, Kamenicë dhe Kaçanik.
Numri i pakove të supozuara me fletëvotime dhe që janë aprovuar nga KQZ, pas procesit të vlerësimit, është më shumë se 63 mijë sosh.
Tutje thuhet se, procesi i numërimit është transparent dhe po zhvillohet në prezencë të vëzhguesve të akredituar.

Sulm masiv në Odesa, 18 të plagosur, dëme të mëdha materiale
Netanyahu kërkon që qeveria britanike të ndërmarrë veprime p...
Ramiz Lladrovci nderon 280 martirët nga Verboci
310 gjoba për motoçiklistët gjatë prillit në Pejë
Komunat në kolaps financiar: Mbi 344 milionë euro të humbura...
Sot në 12:00 mbyllet afati për kandidaturat, Berisha i vetmi...