Gjykata Themelore e Prishtinës ka vendosur të vazhdojë me dy muaj të tjerë masën e paraburgimit të pandehurve Dragisha Viqentijeviq dhe Jovan Viqentijeviq,
Ata janë arrestuar si të dyshuar për sulmin në kanalin e Ibër Lepencit, që ndodhi mbrëmjen e 29 nëntorit.
Zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Prishtinës, Mirlinda Gashi, ka deklaruar për Arbresh.info se vendimi për vazhdimin e paraburgimit është marrë të premten.
“Ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale kundër të pandehurve J.V. dhe D.V., Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special me datë 28.02.2025 ka marr Aktvendim dhe ka aprovuar kërkesën e PSRK-së, ashtu që masa e paraburgimit të pandehurve J.V. dhe D.V., iu vazhdohet në kohëzgjatje prej 2 (dy) muaj, për secilin”, tha Gashi.
Ndryshe, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës kishte thënë se ekziston dyshimi i bazuar se Jovan Viqentijeviq, bashkë me vëllanë e tij, Dragisha Viqentijeviq me qëllim kanë dëmtuar pajisjen e ujësjellësit dhe kanë kryer veprën terroriste, duke përdorur eksploziv./Arbresh.info
Sa gjumë na nevojitet për rregullimin e sheqerit në gjak?
Trump: Djali i Khameneit është “peshë e lehtë” p...
Nëse zgjoheni të lodhur, ky zakon është po aq i fuqishëm sa ...
Kosova ka më shumë shanse për në Kupën e Botës sesa shumë ko...
U zgjodh Lider Suprem i Iranit pas vrasjes së të atit, kush ...
Kryeministri i Katarit: Sulmet e Iranit ndaj vendeve të Gjir...