Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovë ka ndaluar një serb për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Krim i luftës kundër popullsisë civile”.
Hetimet preliminare tregojnë se i dyshuari D.R gjatë kohës së luftës në Kosovë, në vitin 1999 ka kryer krime të luftës ndaj popullsisë civile në regjionin e Gjakovës, shkruan Arbresh.info.
Me urdhër të Prokurorisë Speciale, i pandehuri gjendet nën masën e arrestit të përkohshëm dhe ndalimit për 48 orë dhe brenda afatit ligjor do të dërgohet para Gjyqtarit të procedurës paraprake, për procedurë të mëtutjeshme.”, thuhet në njoftim.
Policia ka bërë me dije se i njëjti është ndaluar në pikëkalimin kufitar në Jarinje.
“Sipas hetimeve të kryera nga Hetuesit e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Luftës, i dyshuari me iniciale (D.R.) është i dyshuar për veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile” të kryer gjatë luftës në Kosovë (1998-1999), në komunën e Gjakovës në periudhën kohore 07-10 maj 1999, duke vepruar në grup dhe të organizuar si zyrtar të mobilizuar me njësi të përbëra nga MUP-i serb”, është thënë në njoftimin e Policisë./Arbresh.info/
Arrestohet një person në Jarinjë i dyshuar për krime lufte në 1999-tën në Gjakovë
Si të veproni gjatë tërmetit? Autoritetet dalin me rekomandi...
Të shtëna me armë zjarri në një shkollë në Kanada, 9 të vdek...
Gjykimi në Hagë, sot deklaratën përmbyllëse e bënë mbrojtja ...
Kuvendi mblidhet sot për konstituimin e legjislaturës së dhj...
Moti të mërkurën: Vranësira të shpeshta dhe reshje lokale sh...
Tragjedi në Kaçanik: Dyshohet se një person ra në bunar, nxi...