Presidentja e vendit, Vjosa Osmani priti në takim gjimnastet kampione motrat Lisa dhe Vilëza Zeqiri, të cilat janë pjesë e klubit të Gjimnastikës “Elita” si dhe trajneren e tyre Abeliana Bregun.
Vilëza dhe Lisa e njoftuan Presidenten Osmani për angazhimin e tyre në sportin e gjimnastikës, sukseset e vazhdueshme ndër vite në këtë sport dhe planet e tyre për të ardhmen, shkruan Arbresh.info.
Po ashtu, edhe trajnerja e tyre Abeliana foli për sfidat që kanë në këtë sport dhe ecurinë e të ardhmes së klubit “Elita”.
Osmani theksoi se suksesi i Lisës dhe Vilëzës në gjimnastikë, tregon se sportistëve në secilin sport duhet t’u ofrohet mundësia për përkrahje në mënyrë që ata të arrijnë suksese në arenën ndërkombëtare dhe t’i sjellin rezultate të mira Republikës së Kosovës, pasi ata janë promovimi më i mirë i vendit tonë./Arbresh.info/
Tymi i madh në Obiliq, KEK: Probleme të përkohshme në elektr...
Flick flet rreth lëndimit të Yamal
Përfshihet nga flakët banesa në Korçë, shkak dyshohet një sh...
Sulmi i madh rus ndaj Ukrainës vret katër persona
Aplikoi me patentë-shofer serb fals për konvertim në të Koso...
Kalim ilegal i kufirit në Han të Elezit, ndalohen tre person...