Biznesmeni kosovar, Rrahim Pacolli ka shkruar për vdekjen e ish-përfaqësuesit të SHBA-së në bisedimet për statusin e Kosovës, Frank Wisner.
Me anë të një postimi në Facebook, ai tha se Wisner me devotshmërinë dhe vizionin e tij, la një gjurmë të thellë në rrugën drejt pavarësisë, shkruan Arbresh.info.
Pacolli tha se ish-përfaqësuesin amerikan e kishte takuar në një diskutim mbi çështjen shqiptare në Ballkan, të organizuar nga “Columbia University” .
“Me pikëllim të thellë mora lajmin për vdekjen e Frank G. Wisner, diplomat i shquar dhe mik i Kosovës.
Wisner me rolin e tij në bisedimet për statusin e Kosovës ka lënë një gjurmë të pashlyeshme në historinë e vendit dhe do të nderohet gjithmonë si një mik i çmuar i Kosovës dhe popullit shqiptar. Kisha nderin ta takoja në një diskutim mbi çështjen shqiptare në Ballkan, të organizuar nga “Columbia University” e të drejtuar nga David Philips, drejtor i Programit të Paqebërjes dhe të Drejtave në “Columbia University”. I përjetshëm qoftë kujtimi për Frank G. Wisner, që me devotshmërinë dhe vizionin e tij, la një gjurmë të thellë në rrugën tonë drejt pavarësisë!”, ka shkruar Pacolli.
Ndryshe,Wisner vdiç në moshën 86-vjeçare.
Djali i tij, David, tha se ai vdiq pas komplikimeve shëndetësore të shkaktuara nga kanceri në mushkëri.
Diplomati amerikan, Wisner kishte udhëhequr ambasadat amerikane në Zambia, Egjipt, Filipine dhe Indi dhe kishte mbajtur poste të larta në administratat republike dhe demokrate dhe ishte i lidhur me nisma që sollën ndryshime në rajone sikurse Ballkani e Afrika e Jugut./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Vdes Frank Wisner, ish-përfaqësuesi i SHBA-së në bisedimet për statusin e Kosovës
Zbulohet një sistem i ri diellor
Mbillen mbi 100 karanfila mbi urën e Ibrit
Turi i Ramës, “Punët për Shqipërinë”/ PS nis takimet me qyte...
Jemeni i përfshihet konfliktit, rajoni përjeton sulme gjatë ...
Tahiri për ekspozitën për masakrat: Kjo temë të trajtohet se...
Organizatorët e ekspozitës “Masakrat në Kosovë 1998-1999” kë...