Policia e Kosovës, konkretisht Hetues të Drejtorisë së Hetimit të Trafikimit të Narkotikëve në Mitrovicë-Jug kanë realizuar një kontroll të detajuar në një shtëpi dhe objektet përcjellëse në Fshatin Rekë, Mitrovicë-Jug.
Sipas njoftimit, gjatë kontrollit, si prova materiale janë sekuestruar, shkruan Arbresh.info.
8 qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë, me peshë totale prej 8.8 gram.
75 qese me substancë narkotike të llojit marihuanë, me peshë totale prej 106.3 gram.
17 fara të bimëve narkotike Kanabis Sativa.
8 fishekë të kal. 7.92×57.
1 peshore digjitale.
1 mulli për bluarjen e marihuanës.
1010 euro para të gatshme.
Në vendin e ngjarjes ka dalë Krimteknika Rajonale, e cila ka realizuar fotografimin, evidentimin, matjen dhe sekuestrimin e dëshmive. Gjatë kontrollit, i dyshuari nuk ka qenë i pranishëm në shtëpi, por i është lënë ftesë që të paraqitet në Polici për t’u marrë në pyetje.
“Lidhur me këtë rast, është informuar Prokurori Kujdestar pranë Prokurorisë Themelore në Mitrovicë – Departamenti i Krimeve të Rënda. Hetimi për këtë rast është duke u kryer nga antidroga Mitrovicë-Jug në bashkëpunim me organet e drejtësisë”, thuhet në njoftimin e policisë./Arbresh.info/

A është vërtet më afër se kurrë një marrëveshje paqeje për U...
Barcelona bën detyrën dhe kalon tutje në Kupën e Mbretit
Ludo Lee shpërthen ndaj Albës: Kjo koka e sëmurë o vëlla, de...
Abdixhiku për Agim Veliun: E ka vendin e tij në LDK gjithmon...
Arktiku përjetoi vitin më të nxehtë të regjistruar ndonjëher...
Mbyllet Asambleja e SEPCA-s në Vlorë, Drejtori i Policisë së...