Kryeministri i vendit, Albin Kurti, në përvjetorin e tretë të pushtimit rus të Ukrainës, thotë se Kosova qëndron me Ukrainën në luftën e saj për liri dhe demokraci.
Në platformën “X”, ai ka shkruar se kjo ngjarje shkaktoi vuajtje të pamasë atyre që mbrojnë me guxim vendin e tyre dhe ka tronditur Evropën dhe botën demokratike, shkruan Arbresh.info.
“Në Kosovë, një vend që ka duruar gjenocid, ne e kuptojmë thellë dhimbjen dhe qëndrueshmërinë e popullit ukrainas. Solidariteti ynë nuk është vetëm me fjalë, por edhe me veprime – të presim gazetarë ukrainas në vendin tonë, të dërgojmë pajisje ushtarake dhe së bashku me aleatët tanë si Britania e Madhe, të kontribuojmë në trajnimin e ushtarëve ukrainas. Ne qëndrojmë me Ukrainën në luftën e saj për liri dhe demokraci”, ska shkruar ai./Arbresh.info/
Today marks the third anniversary of Russia’s invasion of Ukraine—an event that has inflicted immense suffering on those bravely defending their country and has shaken Europe and the democratic world.
In Kosova, a country that has endured genocide, we deeply understand the pain…
— Albin Kurti (@albinkurti) February 24, 2025
Vetura godet për vdekje një këmbësor në Bresje të Fushë Koso...
Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit jep detaje pas gjetjes së trupit...
Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta pa...
Ai u bë viral pasi u braktis nga nëna e tij – tani majmuni i...
Vdes 18-vjeçari në fshatin Kçiq, policia nis hetimet
Raportohet për 12 të lënduar, pasi një autobus u përplas me ...