Zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Olha Stefanishyna, tha se Ukraina dhe SHBA-ja janë në “fazën përfundimtare të negociatave” për marrëveshjen e mineraleve.
Më herët, presidenti i këtij vendi, Volodymyr Zelensky, tha se kundërshton marrëveshjen që do t’i jepte SHBA-së qasje në mineralet e Ukrainës, në këmbim të mbështetjes ushtarake nga SHBA-ja.
Por, në një postim në rrjetet sociale, Stefanishyna tha se “ekipet ukrainase dhe amerikane janë në fazën përfundimtare të negociatave” në lidhje me marrëveshjen në fjalë.
“Negociatat kanë qenë shumë konstruktive, me pothuajse të gjitha detajet kryesore të finalizuara”, shkroi ajo në platformën X.
“Ne shpresojmë që liderët e SHBA-së dhe Ukrainës ta nënshkruajnë dhe ta miratojnë atë sa më shpejt në Uashington, në mënyrë që ne të shfaqim përkushtimin tonë për dekadat e ardhshme”, shtoi Stefanishyna.
Ukraina ka depozita të mëdha të elementeve dhe mineraleve të rëndësishme, përfshirë litium dhe titan, si dhe depozita të konsiderueshme të qymyrit, gazit, naftës dhe uraniumit.
Javën e kaluar, këshilltari për siguri kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Mike Waltz, tha se qasja e SHBA-së në mineralet e rralla në Ukrainë mund të shkëmbehej me ndihmë nga SHBA-ja, ose si kompensim për mbështetjen që i ka dhënë SHBA-ja deri më tash Ukrainës në luftën kundër pushtimit rus.
“Ne u dhamë ukrainasve një mundësi të jashtëzakonshme dhe historike”, tha Waltz, duke shtuar se kjo do të ishte “garancia më e mirë” e sigurisë për Ukrainën.
Por, Zelensky e refuzoi ofertën, duke thënë: “Unë nuk mund ta shes shtetin tonë”.
“Ne jemi të përkushtuar që ta përfundojmë këtë me shpejtësi dhe të vazhdojmë me nënshkrimin [e marrëveshjes]”, shkroi Stefanishyna të hënën në X./REL
Pacolli: Drejtësia vjen edhe kur rruga duket e gjatë dhe e e...
Kreshnik Ahmeti emërohet zëvendësministër i Punëve të Jashtm...
Sekuestrohet kokainë në një lokal në Kukës, arrestohet prona...
Milani merr vendim rreth të ardhmes së Luka Modricit
Sekuestrohen mbi 25 kg ari në Pejë, evidentohen shkelje të s...
Maqedonci diskuton bashkëpunimin ushtarak me Kroacinë dhe Sh...