Juventusi ka shënuar fitore minimale me rezultat 1-0 në udhëtim ndaj Cagliarit në kuadër të javës së 26-të në elitën e futbollit italian.
Golin e fitores Juventusi e gjeti në minutën e 12-të përmes Dusan Vlahovic, i cili shfrytëzoi një gabim të mbrojtjes vendase për të realizuar për 1-0.
Pas këtij goli ‘Zonja e Vjetër’ pati edhe disa raste të tjera shënimi, por mungoi konkretizimi i tyre dhe rrjedhimisht ndeshja përfundoi me fitore minimale të tyre.
Në pjesën e dytë në fakt ata protestuan ashpër për një penallti të mundshme në Vlahovic i cili u shty në shpinë brenda zonës, por gjyqtari heshti dhe ndeshja vazhdoi.
Me këtë fitore Juventusi rikthehet pas një kohe të gjatë në pozitën e katërt e cila siguron kualifikimin në Ligën e Kampionëve.
‘Bianconerët’ me këtë fitore shkojnë në kuotën e 49 pikëve dy më shumë se Lazio që ka 47 sosh por tani ka zbritur në vendin e pestë.
Juventus tani do të ketë punë në Kupën e Italisë ku do të përballet me Empolin të mërkurën, para se të përballet me Hellas Veronën të hënën në kampionat.
Rusët goditën ndërtesën e tyre me raketë
IFAB merr vendim për propozimin e Wenger për rregullin e ri ...
Aplikacioni i Google më në fund ridizajnon kërkimin me zë në...
Trump publikoi mesazhet private që i dërgoi shefi i NATO-s p...
Kurti nga Davosi: Diskutime për lidershipin, demokracinë dhe...
Parashikimi i motit për nesër