Arrestohen dy persona në Klinë për posedim të narkotikëve

09:50 | 23 Shkurt 2025
E.H

Dy persona janë arrestuar në rrugën “Ilir Merturi” në Klinë për shitblerje të narkotikëve, raporton Policia e Kosovës.

Sipas policisë, gjatë kontrollit te njëri nga të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë rreth 50 gram, ndërsa te i dyshuari tjetër është gjetur dhe sekuestruar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë rreth 0.4 gram, shkruan Arbresh.info.

Policia ka bastisur shtëpinë e njërit të dyshuar dhe ka gjetur substanca të dyshuara narkotike, peshore elektrike, telefon dhe grinder.

“Rr. Ilir Merturi, Klinë 22.02.2025, 17:15. Janë arrestuar dy të dyshuari meshkuj kosovar pasi që të njëjtit dyshohet se kryejnë shitblerjen e narkotikëve. Gjatë kontrollit te njëri nga të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë rreth 50 gram, ndërsa te i dyshuari tjetër është gjetur dhe sekuestruar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë rreth 0.4 gram. Në konsultim me prokurorin është bërë bastisja në shtëpinë e njërit nga të dyshuarit ku gjatë kontrollit është gjetur dhe sekuestruar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë rreth 42.9 gram, një peshore elektronike një telefon mobil si dhe një grinder. Pas intervistimit me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa tjetri është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale