“Meta” konsolidon pozicionin në sektorin e infrastrukturës nënujore të rrjetit. Kolosi amerikan ka prezantuar projektin WaterWorth, që përfshin një lidhje detare prej 50 mijë km, që përbën rekord të ri.
Objektivi sipas kompanisë është të lidhë 5 kontinentet, me një përfshirje dixhitale të plotë, që sjell edhe bashkëpunim informatik mes vendeve.
Në komunikimin zyrtar për shtyp, “Meta” nënvizon rëndësinë e projektit, që do të kontribuojë në garantimin e avantazheve të inteligjencës artificiale dhe teknologjive të tjera te reja që të jenë të aksesueshme për të gjithë, pavarësisht se ku jetojnë e punojnë.
Projekti, do të forcojë lidhjen internet mes SHBA, Indisë, Brazilit, Afrikës së Jugut e vendeve të tjera.
Linja kabllore do të instalohet në një thellësi maksimum 7 mijë metra, që sipas “Metës” do te sigurojë infrastrukturën nga dëmet e zakonshme me të cilat përballen linjat nënujore, si në rastet aksidentale ashtu edhe kur janë akte vandalizmi.
Projektet e linjave nënujore si ‘WaterWorth’ janë shtylla kurrizore e infrastrukturës dixhitale globale, dhe mbulojnë 95% të trafikut ndërkontinental përmes oqeaneve.
Do të jetë një projekt shumëvjeçar e që do të kushtojë shumë miliarda Dollarë, por i nevojshëm si investim, mbi të gjitha për mbulimin e përhapjes së gjerë të inteligjencës artificiale./klannews
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën
Publikohet orari i Kupës së Botës, nis më 11 qershor
Forcat izraelite vrasin 6 terroristë, arrestohen dhjetëra të...
OEK i reagon Rizvanollit, do të iniciohet procedurë ligjore...
Haradinaj nominohet për kryeministër: Aleanca në zgjedhje ni...
Këshilltari i komandantit të KFOR-it takon kryetarët e zgjed...