Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pranuar letër urimi nga kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Shtetit të Katarit, Mohammed Bin Abdulrahman Bin Jassim Al-Thani, me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.
“Kam kënaqësinë që në përvjetorin e Ditës së Pavarësisë së vendit tuaj, në emër të Qeverisë së Shtetit të Katarit dhe në emrin tim, t’ju shpreh juve përshëndetjet dhe urimet tona të përzemërta, së bashku me urimin për shëndet dhe mirëqenie për Shkëlqesinë tuaj dhe zhvillim dhe përparim të vazhdueshëm për popullin tuaj miqësor”, thuhet në urim, njofton Zyra e Kryeministrit.
Përkthimi jozyrtar i letër urimit:
Shkëlqesia juaj,
Kam kënaqësinë që në përvjetorin e Ditës së Pavarësisë së vendit tuaj, në emër të Qeverisë së Shtetit të Katarit dhe në emrin tim, t’ju shpreh juve përshëndetjet dhe urimet tona të përzemërta, së bashku me urimin për shëndet dhe mirëqenie për Shkëlqesinë tuaj dhe zhvillim dhe përparim të vazhdueshëm për popullin tuaj miqësor.
Me konsideratën më të lartë,
Mohammed Bin Abdulrahman Bin Jassim Al-Thani
Kryeministër dhe ministër i Punëve të Jashtme të Shtetit të Katarit./Arbresh.info/
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...