Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar letër urimi nga Kryeministri i Sllovenisë, Robert Golob me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.
“Marrëdhëniet ndërmjet vendeve tona janë në nivel të lartë, që është një pikënisje e mirë për bashkëpunim në të ardhmen. Sllovenia mbetet e përkushtuar që t’i ndihmojë Kosovës të ndërtojë bazë solide të mbështetur në parimet e përbashkëta të bashkëpunimit rajonal dhe sundimit të ligjit”, thuhet në urim.
Në emër të Qeverisë së Republikës së Sllovenisë dhe në emrin e tij, kryeministri Golob u ka uruar mirëqenie dhe prosperitet popullit të Kosovës./Arbresh.info
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...