Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi ka dhënë detaje rreth përditësimit të e fundit të procesit të numërimit të votave.
Në një konferencë për media, Elezi tha se deri me datën 18 shkurt janë numëruar 78 përqind, përcjell Arbresh.info
“Votat për kandidatët për deputet deri me 18 shkurt janë numëruar 78 përqind e vendvotimeve ndërkaq”, tha Elezi.
Elezi tha se janë pranuar 69 mijë pako me fletëvotime nga jashtë të cilat pritet t’i nënshtrohen verifikimit.
“Votimi me kusht, numri i zarfeve 12301 që do t’i nënshtrohen verifikimit ndërsa numri i votave të personave të veçanta është 2597”, tha Elezi.
Elezi shtoi se procesi i përfundimi rinumërimit do të mbyllet brenda pak ditëve.
Gjatë konferencës, Elezi tha se KQZ-ja po bën përpjekje që t’i publikojë sa më shpejt rezultatet e kandidatëve për deputetë./Arbresh.info/
Sulm kibernetik ndaj administratës së Kuvendit të Shqipërisë
45-vjeçari në Suharekë bllokon rrugën dhe sulmon policët me ...
QKUK ul tarifën e parkingut, nga 1 euro në 50 cent për orë
Ndërron jetë zyrtari policor Bajram Mustafa
Supremja e Speciales rrëzon kërkesën e Pjetër Shalës për mbr...
Çmimet e derivateve në Kosovë, dizeli deri 1.60 euro, benzin...