Në prag të shënimit të 17-vjetorit të shpalljes së pavarësisë, Kosova ka ngecur në sigurimin e njohjeve të reja ndërkombëtare.
Njohësi i politikës së jashtme, Emir Abrashi fajin kryesor ia lë dialogut, derisa nuk përjashton edhe faktorë tjerë.
Abrashi thotë se Qeveria e re e Kosovës duhet të ketë një qasje të re dhe të ndajë më shumë fonde për lobim.
“Është e rëndësishme të kemi një qasje të re nga qeveria e re e Kosovës, e cila duhet të fuqizoj funksionimin dhe të ndaj më shumë fonde për lobim të cilat rrjedhimisht do të sjellin mundësi më të mëdha bashkëpunimi”, thotë ai.
Sipas tij, Kosova deri më tani ka 119 njohje, ndërsa gjatë viteve të fundit ka pasur një ulje të intensitetit të njohjeve, sipas tij, e gjithë kjo po ndodhë si shkak që shtetet që kanë qenë të gatshme për njohje e kanë bërë në fillim të shpalljes së pavarësisë.
“Kjo vije për shkak se fillimisht, shtetet të cilat kanë qenë të interesuara të njohin Republikën e Kosovës ato e kanë bërë në vitin e parë, ndërsa nga viti i dyte deri në vitin e pestë kanë ndërmarrë veprime ato shtete të cilat kanë qenë të gatshme, megjithatë kanë pritur një qartësi rreth statusit të Kosovës me atë të Serbisë, dhe që nga viti 2015 janë marrë vetëm shtatë njohje”, shtoi Abrashi.
Po ashtu Abrashi tha se Republika e Serbisë ndër vite ka bërë një fushatë të egër për çnjohje të shteteve, sipas tij kjo ka ndikuar që Kosova ende të mos jetë pjesë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
“Fushata e Serbisë kundër njohjeve të Kosovës ka ndikuar që Kosova të mos jetë pjesë e OKB-së, për të hyrë në OKB neve na duhet që dy të tretat e shteteve të saj të njohin dhe të votojnë pjesëmarrjen e Kosovës në asamblenë gjenerale”, shtoi Abrashi.
Sipas tij neve na duhet edhe 9 shtete që Kosova të hy në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, dhe këto 9 shtete janë problematike për tu arritur, deri në momentin kur Kosova dhe Serbia të arrijnë një marrëveshje.
Nga vendet e Bashkimit Evropian, Kosova ende nuk e ka njohjen e Greqisë, Rumanisë, Spanjës, Sllovakisë dhe Qipros.
Mosnjohje e pengojnë Kosovën në pranimin e organizatave të ndryshme ndërkombëtare. /Arbresh.info/ Qëndresa Luma/
Policia ndalon një automjet në Çagllavicë, kapet kosovari dh...
Gruaja e lënduar dërgohet dy herë në spitalin e Mitrovicës d...
Dita e ndeshjes: Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e ...
SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4...
Një i vdekur, 24 të lënduar dhe 2,147 tiketa të shqiptuara n...
Një i lënduar nga vetaksidenti në aksin rrugor Gjilan-Kameni...