Në takimin e Ministrave të Mbrojtjes së vendeve të NATO-s, kryefjalë ka qenë rritja e domosdoshme e kontributeve dhe kapaciteteve të vendeve aleate, në dritën e negociatave për një paqe të qëndrueshme mes Rusisë dhe Ukrainës.
Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
Sipas tij, nën impulsin e ri amerikan, pritshmëritë janë të larta për një përpjekje më të madhe të vendeve evropiane në forcimin e kapaciteteve luftarake dhe marrjen e përgjegjësive të reja për mbrojtjen e kontinentit.
“Shpreha gatishmërinë e Shqipërisë që shtimin e burimeve financiare për mbrojtjen ta përkthejmë në:
më shumë kapacitete operacionale,
ringjallje të industrisë ushtarake,
infrastrukturë në mbështetje të modernizimit të forcave tona dhe në funksion të Aleancës.”, shkruan Vengu.
Sipas ministrit të Mbrojtjes, në këtë kontekst, një industri ushtarake reaguese është kyçe për të prodhuar armatimin, municionet dhe pajisjet e nevojshme.
“Gjithashtu, theksova nevojën për vigjilencë të shtuar të Aleancës në Evropën Juglindore, veçanërisht në raport me Kosovën, si dhe në zonën Adriatiko-Joniane, ku planet aleate meritojnë të përditësohen me veprime të reja strategjike përballë sfidave të shumta hibride me të cilat po përballemi.”, mbyll postimin ministri Vengu./rtsh.al
Mbappe me mesazh mbështetës për Diazin i cili humbi penallti...
I burgosuri shqiptar vritet me thikë nga një grek në burgun ...
Çmimi i arit arrin rekord të ri pasi Trump kërcënon Evropën ...
MPB mirëpret aksionin policor për leje armësh: Nuk do të tol...
Marc Guehi zyrtarisht lojtari më i ri i Manchester Cityt
Shefi i EULEX-it viziton Zyrën e Kryeprokurorit, në fokus mb...