Të paprocesura për të përfunduar procesi i numërimit të votave të rregullta për zgjedhjet kanë mbetur edhe 7 vendvotime.
Sipas të dhënëave të fundit të dhëna në urbfaqe të Komisioni Qendror të Zgjedhjeve, nga 2533 vendvotime, deri në orën 22:12 të së mërkuës janë procesuar 2526 ose 99.72 për qind.
Nga procesimi i 2526 vendvotimeve, Lëvizja Vetëvendosje ka 40.84 për qind të votave, apo 341 mijë e 672 vota. Partia Demokratike e Kosovës ka marrë 184 mijë e 499 vota apo 22.05 për qind. Lidhja Demokratike e Kosovës mbetet e treta me 17.67 për qind apo 147 mijë e 827 vota. Koalicioni AAK-Nisma, konservatorët dhe intelektualët ka marrë 62 mijë e 309 vota apo 7.45 për qind, si subjekti i fundit që ka siguruar kalimin e pragut prej 5 për qind. Lista Serbe ka marrë 38 mijë e 83 vota ose 4.55 për qind. Ndërsa Koalicioni për Familje ka marr 2.26 për qind ose 18 mijë e 905 vota.

Drejtoria e Arsimit në Prishtinë ndryshon orarin e mësimit p...
SHBA kërkon riorganizim të NATO-s dhe zvogëlim të trupave në...
Kancelari gjerman uron Kurtin: Merrni vendimet e duhura për ...
PDK: Parqitja përfundimtare e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë ...
Skandali me dosjen “Epstein”, arrestohet ish-princi Andrew
Gazeta britanike shkruan për Thaçin në deklaratën përmbyllës...