Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka reaguar pasi Kosova u ngrit për 10 vende në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit të Transparency International.
Kurti me anë të një postimi në Facebook, tha se lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit vijon të japë rezultat e të marrë njohje e vlerësime ndërkombëtarisht.
“Ky është rankimi më i mirë (73/180) dhe vlerësimi më i lartë (44/100) ndonjëherë për vendin tonë në këtë indeks ndërkombëtar. Me luftim të korrupsionit fiton shteti e qytetarët, e bashkë me të edhe imazhi i vendit tonë i cili çdo herë e më shumë po përmirësohet, e Republika përherë e më shumë po lartësohet”, shkroi Kurti në Facebook./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
TI: Kosova shënoi përparim të lehtë në luftimin e korrupsionit
Netanyahu do të zgjerojë pushtimin izraelit në Libanin jugor
Rama publikon pamje: Mbi 1 mijë vizitor në Muzeun e Krujës v...
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, këto janë pikat e rendit ...
Rama për shembjen e rrugës: Kemi pezulluar nga puna inspekto...
Bashkimi shënon fitore bindëse ndaj Yllit
Qeveria nesër mban mbledhje, në rend dite shpërblimi i futbo...