Eeugen Cakolli nga Demokracia në Veprim ka deklaruar se sipas rezultateve aktuale të votave, Lëvizjes Vetëvendosje do t’i ketë 47 deputetë në Kuvendin e Kosovës.
Ai ka thënë se derisa rezultatet në vendvotimet e rregullta janë në përfundim, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) i merr 25 deputetë, Lidhja Demokratike e Kosovës 20 deputetë dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 8 deputetë.
Sipas Cakollit, nëse VV-ja i merr 60% të votave nga diaspora, do t’i marrë edhe dy mandate shtesë në Kuvend.
Ai ka shtuar se në një variant, nëse VV-ja i fiton mbi 75 për qind të votave jashtë vendit, mund t’i arrijë deri në 51 deputetë, ndërsa në një tjetër variant nëse merr më pak se 50% të votave, mund të bjerë në 46 deputetë.
“Përndryshe, votat/përqindja e partive që nuk e kalojnë pragun as nuk shpërndahen e as nuk i shtohen ndonjë partie tjetër – ato thjesht nuk llogariten gjatë ndarjes së mandateve”, ka thënë ai./Arbresh.info/
Pacolli: Politika në Kosovë po dominohet nga interesa person...
Sot varroset 55-vjeçarja e cila u gjend e vdekur në lumin Lu...
Haxhiu pret sot në takim Komisioneren për Zgjerim, Marta Kos
Kurti pret sot Komisioneren e BE-së për Zgjerim, Marta Kos
Netanyahu: Sot Irani është më i dobët se kurrë, Izraeli vijo...
Diell, vranësira dhe reshje lokale, moti për të premten