Policia e Kosovës ka ndaluar të premten dy persona, të cilët dyshohet se kanë inskenuar një rast rrëmbimi në magjistralen Ferizaj – Shtime.
Sipas njoftimit të Policisë, më 29 janar, rreth orës 20:45, stacioni i policisë në Shtime ka pranuar informacion për një rast të dyshuar rrëmbimi, që thuhej se kishte ndodhur në rrugën magjistrale Ferizaj – Shtime.
Fillimisht, dyshohej se persona të panjohur kishin rrëmbyer një qytetar dhe e kishin dërguar në fshatin Jezerc të Ferizajt. Për këtë arsye, rasti u trajtua si “Privim i kundërligjshëm i lirisë”.
Megjithatë, gjatë hetimeve, policia ka zbuluar se H.L., 21 vjeç dhe E.S., 24 vjeç, kishin inskenuar rastin.
“Gjatë hetimeve dhe sigurimit të provave të mjaftueshme, hetuesit policorë kanë arritur të zbulojnë se deklarimet për rastin nuk ishin të vërteta. Për pasojë, sot më datë 07.02.2025, janë shoqëruar në cilësinë e të dyshuarve dy persona, të cilët dyshohet se kanë inskenuar rastin: H.L. (M/K), 21 vjeç, E.S. (M/K), 24 vjeç. Pas intervistimit nga hetuesit policorë, me vendim të prokurorit, rasti është rikualifikuar si “Lajmërim apo kallëzim i rremë”. Hetimet për rastin do të vazhdojnë në koordinim me organet e drejtësisë”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Dyshohen për falsifikimin e mbi 900 euro në monedha metalike...
Donnarumma: Italia do të rikthehet e fortë dhe e madhe
57 aksidente e mbi 2500 gjoba të shqiptuara gjatë 24 orëve n...
Gjendet mjet i pashpërthyer në Rahovec, shpërthehet në mënyr...
Zhduket një vajzë në Gjakovë
Varroset sot 55-vjeçari që humbi jetën në vendin e punës në ...