Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është pritur këtë të premte në një takim kokë më kokë nga Mbreti Felipe VI i Spanjës.
Takimi mes tyre u mbajt në rezidencën private të mbretit, Zarzuela.
Kreu i qeverisë shqiptare prej ditës së djeshme ndodhet në një vizitë zyrtare në Spanjë me rastin e pjesëmarrjes në ceremoninë e Çmimit Universal Spanjoll (“Espanol Universal Award”), një çmim që u jepet personave që kanë dhënë kontribut të rëndësishëm në promovimin dhe përmirësimin e kulturës, gjuhës dhe trashëgimisë spanjolle në mbarë botën.
Sipas agjendës zyrtare të publikuar nga Kryeministria, pas takimit me Mbretin Felipe VI do të nënshkruhet në një ceremoni të posaçme edhe marrëveshja për “World Law Congress Albania 2027”, samit që në vitin 2027 do të mbahet në Tiranë.
Van Dijk: Është një ndjenjë e mirë të fitosh, veçanërisht në...
Kina ekzekuton një bankier, mori rreth 135 milionë euro rysh...
Gjiganti anglez shpreh interesim për Sergio Ramos, kontratë ...
Skena tronditëse nga Indonezia – zjarri përfshiu të gj...
Shpërthim në Shkodër, i vendoset tritol një biznesi
Liverpooli merr tri pikë në “Giuseppe Meazza”, f...