Një turist belg është shpëtuar pas ndërhyrjes së policisë dhe njësisë Alpine të Forcës Kombëtare të Sigurisë Tiranë. 26-vjeçari mbeti i bllokuar në vendin e quajtur “Shkëmbi i Tujanit”, për shkak të terrenit të vështirë dhe errësirës.
Shërbimet e Policisë kanë organizuar punën për të lokalizuar dhe ndihmuar turistin. Turisti ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.
“Për shkak të terrenit të vështirë, kërkimet janë kryer në bashkëpunim me Njësinë Alpine të Forcës Kombëtare të Sigurisë Tiranë. Pas disa orësh kërkime gjatë mbrëmjes, është bërë e mundur gjetja e turistit 26-vjeçar, në gjendje të mirë shëndetësore, dhe nxjerrja e tij nga vendi ku kishte mbetur i bllokuar”, thuhet në njoftimin e policisë.
Hysni Mehani lirohet nga spitali pas sulmit në Skenderaj
Bayerni do t’u thotë lamtumirë tre lojtarëve para ndes...
Sulm në një postë në Pakistan, vriten 8 persona dhe plagosen...
Shqipëria i bashkohet qendrës së ekselencës së NATO-s për mb...
Nura: Lushtaku nuk është ftuar për intervistim, në momentin ...
Nis takimi mes Kurtit dhe Marta Kos në Prishtinë