“Sahat Kulla” është një ndër monumentet më të rëndësishme kulturore në qytetin e Gjakovës, objekt i cili gjindet në afërsi të Çarshisë së Vjetër, e cila është një pjesë me rëndësi të veçantë në qytetin e Gjakovës.
Mirëpo pavarësisht rëndësisë së saj “Sahat Kulla” tash e sa kohë vazhdon të jetë jashtë funksionit.
Që nga raportimi i fundit që ka bërë Telegrafi rreth kësaj çështjeje situata, dhe mosfunksionimi i kësaj ore ka mbetur në gjendje të njejtë.
Rreth kësaj çështjeje ka kontaktuar sërish me Zyrën për Informim në Komunën e Gjakovës, të cilët në përgjigjen e tyre me shkrim, kanë treguar se cila është arsyeja për mosfunksionimin e orës së vendosur në “Sahat Kullë”.
“Ora e Sahat Kullës nuk ka funksionuar qysh disa muaj pas ndërtimit për faktin se mekanizmi i orës ka pësuar disa dëmtime të kohëpaskohshme, përfshirë këtu edhe goditjen nga rrufeja.
Përkundër shumë tentimeve, nuk është arritur rregullimi i mekanizmit ekzistues të orës, pasi asnjë ekspert nuk ka mundur ta arrijë një gjë të tillë.“, thuhet në përgjigjen Zyrës për Informin në Komunën e Gjakovës.
Përveç kësaj nga kjo Zyrë është bërë e ditur se tashmë është kontaktuar një kompani profesionale e cila do të bëjë hartimin e projektit dhe paramasës për ndërrimin e plotë të mekanizmit të orës.
“Duke e parë problemet e vazhdueshme që kemi pasur për shumë vite me rregullimin e mekanizmit të orës, tashmë e kemi kontaktuar një kompani profesionale për hartimin e projektit dhe paramasës për ndërrimin e plotë të mekanizmit.
Po besojmë që për një afat prej një deri në dy muaj do ta kemi një vlerësim profesional në bazë të së cilit edhe do të fillojmë procedurat e tenderimit për mekanizmin e ri të orës dhe pajisjeve përciellëse.”, bëhet e ditur ndër të tjera në përgjigjen e tyre.
Afati i sotëm për tërheqje nga gara zgjedhore, Cakolli: KQZ ...
S’ka pajtueshmëri për votat me postë, KQZ shkon në pauzë
Indonezi: Mbi 900 të vdekur nga përmbytjet, rreziku i urisë ...
Elezi: Më 7 dhjetor, në orën 23:59 mbyllet afati i subjektev...
Man City e shfrytëzon gabimin e Arsenalit, fiton bindshëm nd...
Ish-zyrtari i lartë i DEA-s akuzohet për bashkëpunim me kart...