Presidenti finlandez Alexander Stubb vlerësoi se politika e jashtme amerikane përbën një sfidë për Finlandën dhe Evropën.
“Në politikën e jashtme, njohja e fakteve është fillimi i mençurisë… Politika e aleatit tonë të ngushtë, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, aktualisht mbështetet më shumë në transaksionalizëm sesa në multilateralizëm. Kjo është një sfidë për Finlandën dhe Evropën,” tha Stubb në një fjalim para deputetëve.
Ai theksoi se Finlanda do të vazhdojë t’u përmbahet vlerave të tilla si demokracia, sundimi i ligjit, ligji ndërkombëtar dhe të drejtat e njeriut.
Sipas tij, sfidat globale kërkojnë që Evropa të vazhdojë të bashkëpunojë ngushtë me Shtetet e Bashkuara.
“Evropa duhet të sjellë në tryezë mundësitë e bashkëpunimit pa kompromentuar parimet e saj,” tha ai.
Stubb theksoi se interesi afatgjatë i Finlandës është ta bëjë sistemin shumëpalësh sa më të fortë.
“Megjithatë, ne nuk mund ta përjashtojmë veten nga vendimmarrja, e cila pjesërisht zhvillohet jashtë këtij sistemi. Ne gjithashtu nuk mund të izolohemi nga shtetet që nuk e mbështesin plotësisht multilateralizmin. Ne avancojmë interesat tona në të gjitha situatat e mundshme, bazuar në vlerat tona”, përfundoi presidenti finlandez./abcnews.al
Kurti në Zvicër: Forma më e lartë e patriotizmit është arsim...
Hoxha falënderon Rubion për nderimin e Nënë Terezës
Nis dizensektimi në zona endemike, Muja: 971 mijë euro për s...
Ligji i ri për Shtetësinë përplas partitë politike, Sveçla: ...
Sulm me bombë ndaj trenit në Pakistan, 24 të vdekur dhe dhje...
A e bashkoi apo e përçau Osmani LDK-në?, flet Haziri