Demokracia në Veprim (DnV) ka shprehur shqetësimin e thellë lidhur me dyshimet rreth kualitetit të ngjyrës matrikuluese që do të përdoret në ditën e zgjedhjeve.
DnV thekson se sipas burimeve të tyre brenda KQZ-së, ngjyra matrikuluese nuk i përmbushë standardet e kërkuara, përcjell Arbresh.info.
“Këto do të jenë zgjedhjet e para, në të cilat Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka vendosur të ndryshojë metodën e verifikimit të votuesve, duke hequr dorë nga spreji i padukshëm dhe kontrolli i gishtërinjve me UV-llambë, dhe duke kaluar në përdorimin e lapsit/ngjyrës matrikuluese për të shenjëzuar gishtin e votuesit. Sipas specifikave teknike të kërkuara nga KQZ-ja, ngjyra matrikuluese do të duhej të qëndronte e dukshme në gisht për të paktën 48 orë”, thuhet në reagimin e DnV.
“Megjithatë, sipas informatave që DnV ka pranuar nga burime brenda KQZ-së, lapsi/ngjyra matrikuluese që është pranuar javën e kaluar përmes procedurave tenderuese nuk i ka përmbushur standardet e kërkuara. Sipas këtyre informatave, shenja e matrikulimit po qëndron në gisht pak kohë dhe e njejta mund të fshihet lehtësisht. Kjo do të mund të cenonte seriozisht integritetin e procesit zgjedhor”, thuhet në reagim.
Ndër të tjera, DnV kërkon urgjentisht nga KQZ-ja që që të jetë transparente duke ofruar sa më shpejt informacione të plota dhe të sakta lidhur me këto dyshime.
Po ashtu DnV kërkon nga KQZ që të ndërmerr veprime konkrete dhe të gjejë zgjidhje alternative për identifikimin e votuesve, nëse vërtetohet se ngjyra matrikuluese e pranuar përmes tenderit nuk përmbush standardet e cilësisë.
PZAP refuzon ankesën e opozitës serbe për moscertifikim për ...
Treni përplaset me autobus, të paktën tetë të vdekur në Tajl...
Petkoviq iu drejtohet serbëve të Kosovës: E di që jeni lodhu...
Ushtarët e KFOR-it zhvillojnë stërvitje për orientimin në te...
231 besimtarë nga Prizreni dhe Shtimja nisen për haxh
Pas Trumpit dhe Putin në Pekin, vizita më 19 dhe 20 maj