Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me rastin e gjetjes së trupit të pajetë të një personi i cili ishte raportuar i zhdukur.
Sipas policisë, më 29.01.2025, familjarët raportuan në policinë rajonale të Ferizajt se B. V., i lindur në vitin 1987 (38-vjeçar), ishte larguar nga shtëpia më 22.01.2025 rreth orës 17:00, në fshatin Pleshinë e Ulët, dhe që nga ajo kohë nuk dihej asgjë për vendndodhjen e tij.
Pas hetimeve të ndërmarra, sot me 05.02.2025, rreth orës 12:00, në malet në mes të fshatrave Zaskok dhe Manastirc të Ferizajt, është gjetur një trup i pajetë, ku dyshohet së është i B. V, vdekja e tij është konstatuar nga mjekët e spitalit të Ferizajt.
“Pas veprimeve të hetuesve dhe ekspertëve krim-teknikë në vendin e ngjarjes, prokurori i rastit ka urdhëruar dërgimin e trupit për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”, thuhet në njoftim.
Bazuar në hetimet e zhvilluara, informacionet e siguruara dhe provat e mbledhura, hetuesit rajonalë kanë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin L. F. (M/K), 30 vjeç.
Ai është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pas intervistimit nga hetuesit rajonalë, me vendim të prokurorit të rastit, është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejshme hetimore./Arbresh.info
LEXO EDHE:
MIT njofton për ndërhyrje në dy akse rrugore, thotë se situa...
Abdixhiku me ironi: Mirë keni punu, por nafta 2 euro
“Shumica e milionerëve janë bërë në kohën e LDK-së”, Vitia i...
Kusari-Lila thotë se me uljen e TVSH-së nuk përfitojnë qytet...
Papa Leo fton Izraelin dhe Iranin për rifillimin e dialogut
Tahiri: Ulja e TVSH-së nuk do të ndikonte në buxhetin e Koso...