Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili së bashku me Zëvendësguvernatorët, Dardan Fusha dhe Milot Cakaj dhe bashkëpunëtorë ka takuar ekspertët e Misionit të Bankës Botërore (BB) në kuadër të Projektit për Zhvillimin e Sektorit Financiar (FinDev) me prezencën e Massimiliano Paolucci – Menaxher i Vendit për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, në Rajonin e Evropës dhe Azisë Qendrore të Bankës Botërore.
Temat kryesore për diskutim ishin përgatitjet e nevojshme për zbatimin e Projektit më të ri për Zhvillimin e Sektorit financiar, përkatësisht komponentëve të digjitalizimit të shërbimeve financiare (sistemi i pagesave të shpejta) si dhe rritja e stabilitetit të sektorit financiar përmes avancimit të kornizës rregullative dhe kapitalizimit të Fondit të Sigurimit të Depozitave.
Përfaqësuesit e BQK-së në këtë takim njoftuan ekspertët e BB-së mbi aktivitetet e fundit të BQK-së në funksion të realizimit të objektivave dhe të Planit Strategjik, procesin e para-aplikimit në Zonën Unike të Pagesave në Euro (SEPA) dhe procesin e zhvillimit të sistemit të pagesave të shpejta të Eurosistemit, i njohur si TIPS.
Gjithashtu, ata u njoftuan edhe për aktivitetet e ndërmarra nga BQK për avancimin e infrastrukturës teknike të BQK-së.
“Guvernatori Ismaili duke shprehur falënderimin për mbështetjen e Bankës Botërore, ka informuar edhe për zhvillimet në sektorin financiar, veçanërisht miratimi i Udhërrëfyesit Strategjik për Menaxhimin dhe Mbikëqyrjen e rreziqeve të lidhura me klimën dhe mjedisin në sektorin financiar, e cila ishte me mbështetjen e Qendrën Këshilluese për Sektorin Financiar (FinSAC) të vet Bankës Botërore. Paolucci rikonfirmoi mbështetjen e Bankës Botërore për projektet në proces dhe shprehën gatishmërinë për zhvillimin e tyre sipas planifikimeve të parapara”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit, kjo vizitë nënvizon bashkëpunimin e shkëlqyeshëm midis dy institucioneve si dhe mbështetjen e vazhdueshme të BB-së për të avancuar stabilitetin financiar si dhe modernizimin e shërbimeve të sektorit financiar të vendit./Arbresh.info
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...