Një ngjarje e papritur ka tronditur shtëpinë e Big Brother VIP Albania gjatë dasmës së Jozit dhe Loredanës.
Në një moment tensioni, Gerta Gixhari i hodhi aksidentalisht alkool në sy Gjestit, duke i shkaktuar irritim dhe shqetësim të menjëhershëm.
Për shkak të gjendjes së tij, ai u detyrua të largohej nga shtëpia për të marrë ndihmë mjekësore.
Ky incident shkaktoi një reagim të fortë nga banorët. Rozana, e revoltuar nga veprimi i Gertës, pati një debat të ashpër me të, ndërsa Egli dhe Livian u prekën emocionalisht, duke shpërthyer në lot për shëndetin e Gjestit.
Pak pas rikthimit të tij në shtëpi, Vëllai i Madh dërgoi një zarf të zi, duke njoftuar se televotimi i javës do të anulohej për shkak të shkeljes së rregullave.
Ndërkohë, pritet që në Prime-in e së martës të merret një vendim përfundimtar mbi masën që do të merret ndaj Gertës.
Banorët dhe publiku janë në pritje të vendimit të madh, i cili pritet të sjellë tensione dhe debate të reja në shtëpi. /Telegrafi/
Të shtunën, seancë e jashtëzakonshme – në rend dite plotësim...
Albin Kurti, përmes një video të gjatë, lë fajtore Opozitën ...
Kuvendi zgjedh anëtarët e KPM-së
Ferizaj: Arrestohet një i dyshuar për dhunim
Osmani viziton familjen e Afrim Bunjakut: Ra në krye të dety...
Ambasadori britanik: Rexhep Qosja, figurë e madhe e historis...