Kandidati për deputet nga Koalicioni për Familjen, Salim Pacolli i ka shprehur ngushëllimet e tij familjeve Mehmeti, Rama dhe Morina për vdekjen e tre fëmijëve nga shembja e një objekti të pabanuar në Jabllanicë të Gjakovës.
Me anë të një postimi në Facebook, ai tha se Koalicioni për Familjen kanë anuluar të gjitha aktivitetet parazgjedhore për ditën e sotme, shkruan Arbresh.info.
“Ngushëllime për familjet Mehmeti, Rama dhe Morina Me dhembje të thellë, shprehim ngushëllimet më të thella për familjet Mehmeti, Rama dhe Morina për humbjen tragjike të djemve të tyre. Lutemi që Zoti t’u dhurojë forcën dhe durimin për të përballuar këtë tragjedi.Në nderim të kësaj humbjeje, anulojmë të gjitha aktivitetet parazgjedhore për ditën e sotme. Të kujtojmë të rinjtë që humbën jetën dhe të mbështesim njëri-tjetrin me solidaritet.”, ka shkruar Pacolli./Arbresh.info/
54 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Breshëria e raketave ruse lë pa ngrohje mbi 5,600 ndërtesa n...
Labi i vetëm në oborr, shihet i përlotur
Gjyqi në Hagë drejt fundit, Gucati: Presidenti dhe të tjerët...
Fatura milionëshe nga vërshimet – Komunat po i bëjnë gati vl...
KOSTT: Nominimet e pamjaftueshme të KESCO rrezikojnë stabili...