Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar sot letrat kredenciale nga ambasadori i ri jorezident i Jordanisë në Kosovë, Hazem Issam El-Khatib Al-Tamimi.
Duke i uruar mirëseardhje dhe suksese në mandatin e tij, Presidentja Osmani shprehu mirënjohjen e thellë për mbështetjen e vazhdueshme të Jordanisë ndaj Kosovës dhe marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy vendeve, shkruan Arbresh.info.
Osmani theksoi rëndësinë e përkrahjes së Jordanisë për Kosovën në forume ndërkombëtare dhe vazhdimin e mbështetjes për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.
Në takim me ambasadorin Al-Tamimi, ajo theksoi nevojën për intensifikimin e dialogut politik dhe bashkëpunimit në fushën e sigurisë, si dhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në fusha të ndryshme të interesit të përbashkët.
Gjatë takimit, u diskutua edhe për vizitën zyrtare të Presidentes Osmani në Jordani, bazuar në ftesën nga Mbreti Abdullah II, me qëllim që të thellohen edhe më tej raportet e shkëlqyeshme ndërmjet dy vendeve tona./Arbresh.info/

“Babai ka edhe 3 muaj jetë”, rrëfimi prekës i Gresës: Kur me...
Presidenti Begaj takohet me kongresmenin amerikan, Keith Sel...
Kanin: Vetëm paratë mund ta shtyjnë Serbinë të veprojë për B...
Bajrami: Kurtit nuk i rrihet pa krizë, prapë po e çon vendin...
Irani ekzekuton një burrë të akuzuar për spiunazh në favor t...
Rama në takim me fermerët në Dibër: Duhet të bashkoheni për ...