Ngrirja tre-mujore e ndihmës amerikane nuk do të prekë institucionet e Maqedonisë së Veriut. Kjo është përgjigja e kryeministrit Hristijan Mickoski se sa projekte dhe sa financime për institucionet shtetërore janë ndërprerë me vendimin e presidentit amerikan Donald Trump për ngrirjen e ndihmës së huaj për 90 ditë.
“Nuk mendoj se do të ketë institucione shtetërore që do të preken nga ky vendim i presidentit Trump, por jemi duke bërë një analizë, do të shohim dhe do të dalim me strategji dhe konkluzione”, thotë Mickoski.
Në pyetjen se cilat institucione dhe sa projekte janë duke i realizuar aktualisht me ndihmën amerikane, Qeveria u përgjigj se ndër vite janë mbështetur një sërë projektesh nga partneri strategjik i Maqedonisë, nga përmirësimi i kapaciteteve të institucioneve deri tek nxitja ekonomike, zhvillimin dhe forcimin e sigurisë. Por pa një përgjigje konkrete se cilat institucione dhe projekte.
“Ky bashkëpunim i jashtëzakonshëm në shumë fusha vjen edhe në mbështetje teknike, e cila është e një rëndësie të jashtëzakonshme dhe ne si Qeveri besojmë fuqishëm se do të vazhdojmë dhe thellojmë këtë bashkëpunim edhe në të ardhmen”, thuhet në përgjigjen e Qeverisë.
Siç njofton “Telma” Qeveria, ministritë si bujqësia, arsimi, mjedisi dhe transporti janë disa nga institucionet shtetërore që përfitojnë nga ndihma amerikane.
Përndryshe USAID aktualisht ka 22 projekte aktive në Maqedoni me vlerë më shumë se 72 milionë dollarë./Telegrafi/
LDK për ekspozitën e Gashit: Skandaloze, i rëndë fakti që u ...
Bebe Rexha tërheq vëmendjen me fustanin e ngushtë
SHBA ka lëshuar mbi 850 raketa Tomahawk në Iran
Tragjedi në Gjermani, vdes 13-vjeçari pasi u sulmua me thikë...
Plagosje me thikë në Vlorë, qëllohet dy herë 33-vjeçari në a...
3,500 marinarë dhe marinsa amerikanë mbërrijnë në Lindjen e ...