Një person i plagosur me armë zjarri është paraqitur mbrëmjen e sotme në spitalin e Vlorës.
Bëhet e ditur se i plagosuri është një person i moshës 29-vjeçare, raporton Abcnews.al.
Policia ka bërë të ditur se 29-vjeçari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëvëe.
“Sot, rreth orës 18:40, në ambientet e një karburanti (bar), në Orikum, dyshohet se gjatë një konflikti, për motive të dobëta, shtetasi Q. B. ka plagosur me armë zjarri shtetasin S. V., 29 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”.
“Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe vijojnë krehjen e saj për kapjen e autorit të dyshuar. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.
Teherani miraton planin për të vendosur taksa për përdorimin...
Haxhiu: Pres që gjatë kësaj jave të kemi takime mes liderëve...
Brruti realizon dy gola, Shqipëria fiton miqësoren ndaj Uzbe...
Ministri turk i Sportit vjen në Kosovë, pritet zyrtarisht
Qeveria e Shqipërisë heq naftën falas për fermerët nga skema...
“Këto janë netët për të cilat jetojmë nëse nuk i ndjen...