Ka ndërruar jetë sot doktori dhe profesori, Adem Nura.
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës u ka shprehur ngushëllime familjes, miqve dhe bashkëpunëtorëve.
Në telegramin e ngushëllimit, ShSKUK thotë se Nura do të kujtohet si njeri i afërt, profesionist dhe mjek i shquar, gjatë dhe pas luftës, duke dhënë kontribut për dekada të tëra në shëndetësinë e Kosovës.
“Me rastin e vdekjes së Pof.dr. Adem Nura, ish-drejtor i Qendrës Kombëtare të Mjekësisë Sportive, Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK), i shpreh ngushëllime familjes, miqve dhe bashkëpunëtorëve. Profesor Nura, do të kujtohet si njeri i afërt, profesionist dhe mjek i shquar, gjatë dhe pas luftës, duke dhënë kontribut për dekada të tëra në shëndetësinë e Kosovës”, thuhet në telegramin e ShSKUK-së./Arbresh.info
Foshnjat pa mbrojtje nga diarreja e rëndë, institucionet: Je...
Sonte ndërrohet ora
Trepça nënshkruan kontratë mbi 25 mijë euro për furnizim me ...
Tronditëse: Foshnja 5-muajshe dërgohet pa shenja jete në Urg...
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...