Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza ka thënë se Hekurudha e Kombit është projekti i tij më i madh për forcimin e lidhjes mes shqiptarëve.
Hamza ka ndarë një video në llogarinë e tij në Facebook, ku shprehet se kjo kjo linjë hekurudhore moderne duhet të vazhdojë më pas edhe drejt Malit të Zi.
“Hekurudha e Kombit është projekti im i madh për forcimin e lidhjes mes shqiptarëve. Kjo linjë hekurudhore moderne duhet të vazhdojë më pas edhe drejt Malit të Zi, që Kosova ta përforcojë daljen në det dhe lidhjen me shtetet e rajonit”, thotë Hamza.
Tutje ai thekson se Kosovën do ta lidhim me hekurudhë, me Shqipërinë dhe shtetet e rajonit.
“Kosovën do ta lidhim me hekurudhë, me Shqipërinë dhe shtetet e rajonit. Transporti hekurudhor ul ndjeshëm shpenzimet e qytetarëve dhe ndikon pozitivisht në ekonominë e vendit. Redukton ndotjen dhe kontribuon në mbrojtjen e mjedisit. Ne do ta përfundojmë projektin e modernizimit të linjës hekurudhore 10, që lidh Hanin e Elezit me Leshakun. Dhe, pas rrugës së kombit, do ta ndërtojmë edhe hekurudhën e kombit. Kjo linjë hekurudhore moderne që forcon lidhjen mes shqiptarëve duhet të vazhdojë më pas edhe drejt Malit të Zi. Për sa i përket transportit të brendshëm hekurudhor, do ta funksionalizojmë linjën Klinë–Prizren dhe do ta elektrifikojmë rrjetin hekurudhor në krejt Kosovën, duke e rritur shpejtësinë minimale të lëvizjes deri në 120 kilometra në orë”, thotë Hamza./Arbresh.info/
Përleshje me thika në Vragoli, tre persona përfundojnë në nd...
Vjen reagimi i parë nga një zyrtar rus, pas fitores së Peter...
Gjendet pa shenja jete një person në Graçanicë
Krejt çfarë dihet rreth bllokadës së paralajmëruar nga Trump...
Vetaksident në Dobrushë të Istogut, vdes një 32-vjeçar
Të shtëna me armë gjatë natës në rrugën Prishtinë-Ferizaj, c...