Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur sot një tubim me vajza e gra nga komuna e Gjilanit.
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, bashkë me kryetaren e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, kryetaren e Alternativës, Mimoza Kusari Lila, kryetaren e Gruas për VETËVENDOSJE! në Qendrën e Gjilanit njëherazi kandidaten për deputete, Arjeta Rexhepi, adresuan disa nga të arriturat e qeverisë në raport me vajzat dhe gratë, si dhe rëndësinë e organizimit dhe mobilizimit për zgjedhjet e ardhshme.
“Lëvizjen tonë, e kanë mbështetur në vazhdimësi gratë me mbi 50%, duke konfirmuar fuqishëm se politikat tona janë politika progresiste, për barazi dhe drejtësi. Vazhdojmë cep më cep, me vajzat dhe gratë, për 500 mijë zemra që rrahin si një”, thuhet në njoftimin e VV-së./Arbresh.info
KQZ: Deri tani 63,997 votues nga diaspora janë regjistruar p...
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...