Në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, në Shtëpinë e Kosovës (House of Kosova), e filloi qëndrimin e tij në Zvicër kryeministri i vendit, Albin Kurti, gjersa takoi një grup investitorësh strategjikë.
Në takim kryeministri shoqërohej nga Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.
Takimi ishte i fokusuar në investimet në energji e ku kryeministri theksoi se Kosova po investon në vazhdimësi, që të arrijmë sa më shumë pavarësi e siguri energjetike.
Shtoi se Strategjia e Energjisë e Republikës së Kosovës 2022-2031, është thelbësore dhe qëndron si pikë kyçe e avancimit energjetik të vendit dhe tranzicionit të drejtë, drejt energjisë së ripërtëritshme.
Kryeministri Kurti i ftoi grupin e investitorëve që të investojnë në Kosovë e të shfrytëzojnë kushtet e favorshme për investim e veçanërisht në sektorin e energjisë, që mbetet sektor kyç për zhvillimin e vendit./Arbresh.info

Pas dështimit të bisedimeve me Iranin, vjen reagimi i Trumpi...
Ambasada e SHBA-së në Kosovë uron Pashkët Ortodokse për qyte...
“Misioni u krye me sukses” – astronautët f...
48-vjeçari gjendet pa shenja jete në Mitrovicë
“Ekipi i Kosovës” – Hoffenheim poston foto...
Tirana pret nesër Samitin e Diasporës, Rama: Fokusi, te hist...