
France's President Emmanuel Macron welcomes Kosovo Prime Minister Albin Kurti (R) before a meeting at the Elysee Palace in Paris on June 23, 2021. / AFP / Ludovic MARIN
Ministria e Punëve të Jashtme të Francës ka lëshuar një komunikatë për media, duke shprehur keqardhjen për veprimet e Qeverisë së Kosovës në mbylljen e disa institucioneve paralele serbe në disa komuna të Kosovës.
Franca e ka cilësuar si një vendim të njëanshëm mbylljen e strukturave administrative serbe më 15 janar, një veprim ky që sipas tyre do të ketë ndikim negativ në jetën e përditshme të popullatës serbe në Kosovë.
Sipas njoftimit për media thuhet se ky veprim i njëanshëm rrezikon perspektivat e heqjes së masave kufizuese ndaj Kosovës.
“Franca shpreh keqardhjen për mbylljen e njëanshme nga qeveria e Kosovës më 15 janar të një numri të madh të strukturave administrative serbe në Kosovë, vendim i cili do të ndikojë negativisht në jetën e përditshme të popullatës serbe të Kosovës. Kjo rrezikon përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut nën patronazhin e Bashkimit Evropian. Ky veprim i njëanshëm rrezikon perspektivat e heqjes së masave kufizuese ndaj Kosovës. Franca bën thirrje për respektimin e angazhimeve të marra nga palët për të përparuar në zbatimin e marrëveshjes Bruksel-Ohër”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...