Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH) përballet me sfida serioze në funksionimin e saj për shkak të mospasjes së strategjisë kombëtare për mbrojtje dhe shpëtim, mungesë të personelit të kualifikuar dhe menaxhim joadekuat me pronat dhe pajisjet. Kjo krijon rreziqe të konsiderueshme për sigurinë e vendit, veçanërisht në kushte të fatkeqësive natyrore dhe aksidente të tjera, ku reagimi i shpejtë dhe efektiv është me rëndësi të madhe, njoftoi Enti Shtetëror i Revizionit (ESHR).
ESHR ka kryer revizion të raporteve financiare bashkë me revizionin e harmonizimit të DMSH për vitin 2023.
“Me revizionin e kryer kemi shprehur mendim jo të favorshëm për realitetin dhe objektivitetin e raporteve financiare për vitin 2023 dhe për harmonizimin me rregulloren ligjore, udhëzimet dhe politikat e përcaktuara. Me vendime të Qeverisë në vitin 2005, DMSH-së i janë dhënë në përdorim gjithsej 198 objekte (100 strehimore dhe 98 hapësira afariste – zyra, depo, garazhe etj.). Në afaristë janë regjistruar 24 objekte ndërtimore (12% e numrit të përgjithshëm të objekteve të ndara), por për to nuk është prezantuar asnjë certifikatë pronësie apo dokumentacion mbi metodologjinë e përdorur për vlerësimin e vlerës së tyre. Në vitin 2019 DMSH ka paraqitur kërkesë në Byronë e Ekspertizës Ligjore për të kryer vlerësimin e 32 kantiereve. Byroja ka dorëzuar Vlerësimin e vlerës, por deri në ditën e raportimit nga revizioni i kryer, objektet afariste nuk janë regjistruar në librat afaristë të Entit Shtetëror të Revizionit”, bën të ditur ESHR.
Sipas revizionit, për 142 objekte të tjera ndërtimore (72% nga numri i përgjithshëm të dhënë për shfrytëzim) nuk ka filluar procedura e vlerësimit të vlerës dhe evidentimit në librat afaristë të DMSH, edhe pse për këtë gjendje është dhënë rekomandim edhe në Raportin përfundimtar të revizorit të autorizuar shtetëror për revizion të kryer për vitin 2010./telegrafi/
Aktakuzë ndaj zyrtarit të Doganës në Vërmicë për keqpërdorim...
Sladan Trajkoviq dënohet me 10 vjet burgim për krime lufte n...
Adrit dhe Ilirianës u vidhet vetura në Maqedoninë e Veriut, ...
Durmishi: Kemi investuar në të gjitha zonat e Kosovës, po e ...
Një pacient largohet nga Enti Special në Shtime, rasti po he...
Humb jetën 42-vjeçari gjatë një loje futbolli në Vlorë, dysh...