Presidenti i SHBA, Joe Biden konfirmon marrëveshjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hamas. Ai pohoi se amerikanët do të jenë pjesë e fazës së parë të lirimit të pengjeve.
“Sot, pas shumë muajsh diplomacie intensive nga Shtetet e Bashkuara, së bashku me Egjiptin dhe Katarin, Izraeli dhe Hamasi kanë arritur një armëpushim dhe marrëveshje pengjesh”, tha Biden në një deklaratë për mediat.
Biden, në një konferencë shtypi, tha se elementët e kësaj marrëveshjeje janë ato që ai përcaktoi në detaje në maj 2024 dhe se faza e parë do të zgjasë gjashtë javë dhe përfshin një “armëpushim të plotë, tërheqje të forcave izraelite nga të gjitha zonat e populluara të Gaza dhe lirimi i një numri pengjesh të mbajtura nga Hamasi.”
Në këmbim, Izraeli do të lirojë qindra të burgosur palestinezë.
“Jam krenar të them se amerikanët do të jenë pjesë e lirimit të pengjeve në fazën e parë”, tha ai.
Ai pohoi se “Së shpejti pengjet do të kthehen në shtëpi te familjet e tyre”
Ndërkohë, kryeministri i Katarit, Sheikh Mohammed bin Abdulrahman Al Thani, nga Doha pohoi se është arritur një marrëveshje armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit. Marrëveshja sipas tij do të hyjë në fuqi të dielën, më 19 janar.
Trafikonin emigrantë me kamionë, dënohen me burg tre shqipta...
Arben Kingji vizitë zyrtare në Rumani, fokus bashkëpunimi në...
Haxhiu shpreh keqardhje për ekspozitën, thotë se vendimi u m...
Barcelona pritet të marrë një kompensim të madh financiar ng...
Aksident trafiku në Lupç të Podujevës, dy automjete përplase...
Papa Leoni viziton Monakon, bën thirrje kundër pabarazisë gl...