Prokuroria Themelore e Prishtinës ka ngritur sot aktakuzë lidhur me rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, ndaj ish-bashkëshortit të saj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës dhe një personi tjetër, që nuk iu zbulua emri.
Vëllai i saj, para mediave tha se ajo çfarë duan është që gjykata sa më shpejt të vendosë një dënim kapital.
Ai foli edhe për gjendjen e dy fëmijëve, duke thënë se nuk është aq e mirë.
“E mirëpresim ngritjen e aktakuzës, në emër të familjes ju falënderojmë të gjithëve e falënderojmë prokurorinë dhe hetuesinë, ne kemi besuar në drejtësi dhe vazhdojmë të besojmë. Ajo se çfarë duam ne është që gjykata sa më shpejtë të vendosë një dënim kapital që të lehtësoj zemrat tona sado pak. Po shpresojmë që drejtësia të vijë në vendin e vetë. Gjendja e fëmijëve nuk është edhe aq e mirë. Ne nuk e kemi parë aktakuzën. Kjo është një ditë e rëndë për neve por kërkojë të na mirëkuptoni”, u shpreh Ademaj.
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj tre të dyshuarve për vrasjen e Lirirdona Ademaj në nëntor të vitit të kaluar.
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi, në një konferencë për media ka bërë të ditur se hetimet kanë përfunduar dhe të akuzuarit janë, Naim Murseli, Kushtrim Kokalla dhe Granit Plava.
“Ka qenë rast i ndjeshëm, ka qenë i inskenuar si grabitje, mirëpo falë angazhimit maksimal të hetuesve dhe prokurorëve, brenda një afati të shkurtë kohor kemi arritur të zbulojmë kryesit e kësaj vepre kriminale. Ka qenë një rast jashtëzakonisht i ndjeshëm edhe sa i përket kompleksitetit të saj, dhe janë zhvilluar hetime në shumë dimensione, për arsye se kemi siguruar ekspertiza edhe brenda edhe jashtë Kosovës”, deklaroi kryeprokurori Gashi.
Kujtojmë se Liridona Ademaj është vrarë më 29 nëntor të vitit 2023.
Planifikimin për vrasjen e Ademaj e kishte bërë ish-bashkëshorti i saj, Naim Murseli ndërsa ekzekutimi i krimit është bërë nga Granit Plava e Kushtrim Kokalla./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Një vit pas vrasjes, ngritet aktakuza për rastin e Liridona Ademajt
Numri 129 i takon AAK për zgjedhjet e ardhshme
Lëvizja Vetëvendosje garon me numrin 116 në zgjedhjet e 28 d...
BE me hezitime për heqjen e masave ndaj Kosovës para zgjedhj...
Sergio Ramos luan ndeshjen e fundit në Meksikë, tani i lirë ...
Koha e duhur për municione? Kosova futet në lojë
Policia arrin t’i arrestoj dy të dyshuar në Gjilan, në filli...