Jehona Lushaku Sadriu, kandidate për deputete nga LDK, tha se partia e saj synon të rrisë gjithëpërfshirjen në arsim duke ndërtuar 80 çerdhe për fëmijët nën moshën pesë vjeç.
Ajo tha se programi I LDK-së, “Rruga e Re”, është bazuar në analiza të detajuara të komunave dhe raporteve ndërkombëtare, duke adresuar sfidat kryesore në arsim.
“Gjithëpërfshirja është tepër e ulët për fëmijët nën 5 vjeç. Synojmë t’i ndërtojmë 80 çerdhe në një kohë prej katër vitesh dhe të mundësojmë përfshirjen e shumicës së fëmijëve të Kosovës”, tha Lushaku Sadriu në emisionin CONTEXT në ATV.
Po ashtu, ajo përmendi një plan për riorganizimin e rrjetit shkollor bazuar në ndryshimet demografike.
“Fadil Vokrri” “i pathyeshëm” nga shtatori i vitit 2024 – A ...
Mbrojtja: Asnjë provë kundër Thaçit, kërkohet lirimi i menjë...
Shqipëria humbet Muçin për ndeshjen me Ukrainën
Ish-Kongresmeni i SHBA-së, DioGuardi mesazh për Kombëtaren e...
Shembja e dheut, kryeprokurori i Prishtinës: Është intervist...
“Dardanët” dalin me njoftim sa i përket biletave për anëtarë...