Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla tha se ihste përkrahja e qytetarëve ajo që i mundësoi të sillnin ndryshim.
Në fjalën e tij në tubimin e Lëvizjes Vetëvendosje, Sveçla tha se këtë ndryshim shumë pak vetë e besuan, shkruan Arbresh.info.
“ Në mijëra takime e tubime u pamë sy më sy dhe aty ndamë brengat, ndamë planet, aspiratat dhe qëllimet e përbashkët, në ato takime ne u bashkuam me vullnetin e çeliktë që nuk do të lejojmë një Mitrovicë, një veri të njëjtë si më herët, për 20 vite me radhë”, tha ai.
“Këtu është shembulli më i mirë se si e drejta fiton. Këtu do të jetë vendi që të tjerëve do t’u dëshmojë se 4 vitet e ardhshme do të jenë edhe më të mira, puna edhe më e madhe dhe drejtësia gjithandej do të triumfojë.”, tha ai.
Kandidati për deputet nga LVV-ja tha se qytetarët janë dëshmitarë si ka qenë Mitrovica dhe si është sot.
“S’ka më barrikada, s’ka më alarma e kamera ilegale, nuk ka më struktura paralele , nuk ka targa ilegale, nuk ka banda e kriminele, thënë shkurt në Kosovë nuk ka Serbi”, u shpreh ministri Svetri Sveçla.
Tutje, Sveçla u shpreh se në Kosovë ka mbrojtje e siguri cep më cep.
Mes të tjerash, ai theksoi edhe skepticizmin për bërjen e qeverisë pa Listën Serbe.
“Ata të vjetrit na thonin se nuk mund të bëni asgjë, nuk mund të ndryshoni asgjë. Nuk mund të shkoni në veri. Më thonin mua, I thonin kryeministrit, i thonin secilit ministër veçe veç. Ne tash veq sa u kthyem nga atje. Na thonin se pa Listën Srpska nuk mund të bëni qeveri, nuk mund të qeverisni. 4 vite, Lista Srpska nuk është pyetur për asgjë, është e kundërta, politikisht është luftuar, kurse bandat janë luftu me ligj, me instrumentet e shtetit”, tha ai mes të tjerash.
“Ne ndërtuam shtëpi për shqiptarët për tu kthyer, ata i pengonin për tu kthyer”, tha ai./Arbresh.info/
Vedat Muriqi më i miri në Evropë për gola me kokë, barazon n...
Stuhia godet Portugalinë, shkon në 16 numri i viktimave
Konferenca e sigurisë në Mynih nxori në pah dallimet SHBA-Ev...
Nga Trump dhe Starmer, te Bill Gates dhe Kim Kardashian, Pro...
Zemra e njeriut mund të rigjenerojë qelizat e veta muskulore...
Napoli dhe Roma ndajnë pikët në derbin e javës në Serie A