Një person është arrestuar në fshatin Vraniq të Suharekës pasi që i njëjti ka gjuajtur me armë në një aheng familjar.
Sipas policisë, në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar një armë si dhe 21 gëzhoja, shkruan Arbresh.info.
I dyshuari është dërguar në mbajtje.
“ARMËMBAJTJE PA LEJE&SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM Fsh. Vraniq, Suharekë 08.01.2025, 10:48. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se kishte shtënë me armë zjarri në një aheng familjar. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar një armë si dhe 21 gëzhoja. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë./Arbresh.info/
Kuvendi mblidhet në orën 15:00, në rend dite ratifikimi i ma...
Avokati kryesor i Rexhep Selimit: Duhet të shpallet i pafajs...
Komisioni për Buxhet miraton buxhetin e vitit 2026, radha te...
Aksion i madh në Çarshinë e Gjatë në Pejë, cak argjendaritë
Mbrojtja e Selimit: Selimi duhet të shpallet i pafajshëm, kë...
Mblidhet Komisioni për Integrime, shqyrton marrëveshjet ndër...